Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pritet dyndje shqiptarësh, shiten të gjitha biletat e Andorrë-Shqipëri
Biletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri kanë avulluar në më pak se 48 orë. Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë. Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe nuk duket e vështirë që për një ndeshje ndërkombëtare të ketë pjesëmarrje masive nga ana e tifozëve. Por, interesant është fakti që për herë të parë në vitet e fundit Andorra njofton “Sold Out” biletash, në një kohë që për duelin e një muaji më parë kundër Serbisë tribunat ishin bosh dhe prezentë ishin më pak se 1 mijë tifozë. Nuk është çudi që të enjten në mbrëmje stadiumi të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që do...