Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video)
Pas 16 fitoreve rresht në këtë sezon, Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë. Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Neuer, që padyshim mund të bënte më mirë. Barazimi do të vinte në minutën e 37-të, ku Luis Diaz do të shënonte një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisic. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 82-të, ku Danilho Doekhi do të shënonte sërish, këtë herë pas...