I dyshuar si ortak i Vis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim dhe liron pasuritë e Elvin Merlikës

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim dhe liron pasuritë e Elvin Merlikës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, të dyshuar si pjesë e grupit te Ervis Martinajt, për të siguruar kushte për atentat ndaj Indrit Dokles. Elvin Merlika, nga muaji Mars 2022 e deri më sot vijon të jetë në kërkim për shkak të caktimit të një mase “arrest në burg” nga gjykata e posaçme SPAK. SPAK në 23 Janar 2023 vendosi të sekuestrojë 20 pasuri të Merlikës mes të cilëve dhe Hotel “Zeus” në zonën e Aeroportit të Tiranës, një polici private dhe shumë prona të tjera si lokale dhe troje. Disa muaj më vonë SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive dhe pas disa seanca gjyqësore, prokurori Behar Dibra, nuk arriti të bindë gjykatën e posaçme të vendoste konfiskimin dhe...