Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shpendi nuk di të ndalet, tjetër gol në Serie B
Stiven Shpendi duket se këtë sezon ka gjetur formën më të mirë duke u bërë i pandalshëm në Serie B. Shpendi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59-të të takimit. Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B. Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe SIlvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.