Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Momente tensioni në Kategorinë e Parë, portieri përplaset me shokun e skuadrës pas golit
Sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit ka prodhuar një përplasje mes dy lojtarëve të krutanëve. Bëhet fjalë për portierin Mateo Jaupllari dhe mbrojtësin Alesandro Kacbufi. Një keqkuptim mes të dyve në minutën e 74-t, bëri që Luftëtari të ngushtonte shifrat. Dy lojtarët nuk reaguan mirë ndaj njëri-tjetrit për këtë rast. Kastrioti megjithatë ndodhej në avantazh të sigurt. Në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë, po fiton 3-1.