Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik:Nëse ndahesh,kam me t`i faru krejt (Detaje)

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik:Nëse ndahesh,kam me t`i faru krejt (Detaje)

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të kaluarën e Astrit Isufit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë. Dokumentet e siguruara nga mediat kosovare, tregojnë se në mars të këtij viti, viktimë e dhunës kishte qenë bashkëshortja e tij. Sipas dosjes gjyqësore, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes. Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com përshkruhet se më 30 mars 2025, rreth orës 15:00, por edhe në të kaluarën, Isufi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me kabllo dhe duke e kërcënuar se do t’ia vriste familjen nëse ajo do...