Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ndeshje e çmendur, fund dramatik mes Tottenham dhe Manchester United
8 Nëntor 2025 15:30 Alfred Lleshi Ka përfunduar me përmbysje spektakolare, sa nga njëra anë në tjetrën, ndeshja shumë e luftuar e Premier League mes Tottenham dhe Manchester United 2-2. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, falë golit të shënuar nga Bryan Mbeumo, por vendësit ia dolën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, me Mathys Tel dhe Richarlison. Epërsia 2-1 ishte në fuqi deri në minutën e parë të kohës shtesë, por në fund fare, në minutën e 6-të shtesë, miqtë nga Manchesteri barazuan me De Ligt. Të dyja skuadrat ndajnë mes tyre nga një pikë tepër të luftuar. Duhet përmendur fakti se Mbeumo po kalon një formë të jashtëzakonshme; me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit,...