Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tirana zhytet në fund, mposhtet edhe nga Vora. 4 ndeshje në Kategorinë e Parë: Korabi, Lushnja dhe Kastrioti fitojnë në shtëpi
Tirana ka pësuar humbjen e katërt rresht, këtë herë është mposhtur 0-2 nga Vora, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 11-të. Në stadium kishte shumë pak tifozë bardheblu, të zhgënjyer nga gjendja aktuale e ekipit të tyre. Vora e drejtuar nga Arian Bellai gjeti avantazhin që në minutën e 11-të, ku Patrik Bardhi pasi përfitoi një top nga mungesa e vëmendjes së spanjollit Victor Fernandez, e dërgoi atë në rrjetë më një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 30-të, Kleandro Lleshi shkakton faull brenda zonës ndaj nigerianit Adeloye, arbitri jep 11-metërsh. Godet Irigi Kasalla, topi përfundon në rrjetë. Tafas në njërën anë dhe topi në anën tjetër. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Vorën. Në...