Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Piastri përplaset, Norris fiton garën sprint në Brazil dhe shkëputet, dy Mercedes në podium
Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Interlagos, në Brazil, duke u shkëputur 8 pikë në renditjen e përgjithshme nga shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri. Ky i fundit pësoi një aksident në xhirot e para ta garës, duke dalë jashtë piste dhe nuk mori asnjë pikë (ndodhet 9 pikë pas Norris). Një garë e dominuar nga Norris, që e nisi atë nga “pole“ dhe e mbrojti kreun deri në fund. Në podium, në vendet 2-3, u renditën edhe dy makinat Mercedes, me italianin Kimi Antonelli që la pas shokun e tij të skuadrës George Russell. Antonelli, në xhirot e fundit synoi edhe fitoren, por pa mundur të parakalojë Norris. Në vendin e katërt i rendit...