‘S’kemi rikthime’, trajneri i Partizanit: Vlerësojmë kundërshtarin, jemi gati

‘S’kemi rikthime’, trajneri i Partizanit: Vlerësojmë kundërshtarin, jemi gati

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Teutës. Përballja ndaj Teutës – Kërnaja: Si gjithmonë ne mendojmë për ndeshjen e radhës dhe Teuta është kundërshtari që kemi përballë këtë fundjavë. Pavarësisht mungesave që janë kemi marrë masat e duhura për të dal me 3 pikë nga kjo ndeshje. Si paraqitet gjendja e skuadrës –Kërnaja: Rikthime nuk kemi fatkeqësisht. Vijojnë të dëmtuar prej shumë kohësh Sembene dhe Bintosuka. Këtyre i janë shtuar edhe dëmtimet e fundit Skuka, Marku dhe Preka, por shyqyr zotit grupi është i madh lojtarë kemi dhe kemi alternativa pafund në ekip. Grupi është dikush ka luajtur më pak dikush më shumë. Këtë grup kemi dhe sigurisht do hyjmë për të fituar. Presioni – Kërnaja: Sigurisht ne...