Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet të ndezë emocionet e tifozëve në mbarë globin. FIFA ka konfirmuar se Finalissima 2025 do të zhvillohet më 27 mars në stadiumin “Lusail” të Dohas, arenën ku u luajt edhe finalja e Kupës së Botës 2022. Kjo ndeshje do të bashkojë kampionët e Europës me kampionët e Amerikës së Jugut, në një sfidë simbolike mes brezave: Lamine Yamal, talenti 17-vjeçar i Spanjës, do të përballet me idhullin e tij, Lionel Messi, në ndoshta njërin prej dueleve më të shumëpritur të vitit. FIFA premton një organizim madhështor me aktivitete, konferenca dhe evente që do t’i japin ndeshjes ndjesinë e një finaleje botërore. Fillimisht e planifikuar për...