Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

Nuk është koha për të eksperimentuar, është koha për të marrë 3 pikët e plota ndaj Andorrës, për këtë është i qartë Sylvinho dhe të gjithë në radhët e ekipit përfaqësues. Më 13 nëntor, tekniku kuqezi pritet t’i besojë të njëjtët lojtarëve që shkruan historinë në Serbi, por brenda një muaji balancat kanë ndryshuar jo pak mbi të gjitha në mesfushë. Këtë periudhë Asllani po has shumë vështirësi te Torino, me mesfushorin kuqezi që ka humbur statusin e tij si titullar, por në të njëjtën kohë, në Serie A po bëjnë ligjin dy mesfushorë të tjerë shqiptar, Ramadani dhe Berisha. Dikur, në fillimet e Sylvinho-s, Ramadani ishte i paprekshëm në Kombëtare, por pak nga pak e humbi këtë status, me Sylvinhon që preferon Shehun dhe...