Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Në formën më tradicionale’, Zhupa zbulon se si do të protestojë PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë PD. Përmes një lidhje në një emision televiziv, Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët. Ajo tha gjithashtu se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament. “Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste. Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më...