Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim. Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, demokraci, qeverisje dhe infrastrukturë. Diku regjimet autokratike dhe diku luftërat pas viteve 1990 kanë lënë pasoja që ende nuk po kapërcehen. Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) ka ndërtuar platformën e konvergjencës, e cila tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha. Duke analizuar secilin nga komponentët shihet se në 14 fusha, Shqipëria po bën...