Guardiola bëhet “mister 1000”: E vështirë të arrija deri këtu. Nëse do ta filloja nga e para, nuk do t’ia dilja

Guardiola bëhet “mister 1000”: E vështirë të arrija deri këtu. Nëse do ta filloja nga e para, nuk do t’ia dilja

Kanë kaluar shumë vite që kur Pep Guardiola debutoi si trajner më 2 shtator 2007, 0-0 ndaj Premià me Barcelonën B. “Topi kërcente si lepur”, – kujton ai me humor. Ai po përgatitet për një tjetër përballje të madhe, nesër kundër Liverpool-it, në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner. “Barcelona ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Aty e fillova si pritës topash, pastaj lojtar dhe trajner. Në këtë moment të veçantë, nuk do të doja rival tjetër përveç Liverpool-it e Klopp-it, armikut tim më të madh sportiv”, – tha Guardiola, që po hyn në dekadën e tij të dytë te Manchester City. Me 40 trofe, 715 fitore dhe mbi 2.500 gola, Guardiola thekson: “Sekreti janë lojtarët që kam pasur te Barça, Bayerni dhe...