Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ronaldo: Në kohën time mbrojtësit të kërcënonin, të pështynin, të shkelnin, të rrihnin…
Ronaldo, “Fenomeni”, duke rrëfyer karrierën e tij dhe periudhën e hershme si futbollist, ka evidentuar vështirësitë në krahasim me ditët e sotme: “Vij nga një brez i cili në fushë përplasej shumë. Ndeshjet nuk kishin si sot 15-20 kamera, në një ‘El Clásico’ janë 60 të tilla, në Botëror me mijëra. Mbrojtësit të kërcënonin, të pështynin, të shkelnin, të rrihnin… Rrija si një gladiator, si një luftëtar që hidhej në arenë për të mbijetuar. Presioni ishte i madh, një djalë i ri nuk dinte si të sillej. Sot çdo ekip ka psikolog, ne ishim vetëm, askush nuk fliste për shëndetin mendor. Kam mësuar shumë duke marrë goditje nga çdo anë. Kur arrita në Europë, përjetova forcën e futbollit europian dhe u përshtata shpejt. Për dhjetë...