Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Drita e Kosovës po përfaqëson denjësisht futbollin shqiptar në Conferencë League
Adriatik BALLA Futbolli shqiptar në rajon po fuqizohet dhe këtë e dëshmojnë rritja cilësore e ekipeve të Shkëndijës së Tetovës, Deçiçit të Tuzit në Mal të Zi, skuadrës së Strugës, e padyshim edhe ekipet e superligës kosovare. Kështu, Drita e Kosovës vazhdon të jetë e pamposhtur në fushatën debutuese në Ligën e Konferencës. Historike u vlerësua fitorja 1:0 e kampiones së Kosovës të enjten mbrëma në “Tallaght Stadium” në Dublin të Irlandës ndaj Shelbournet. Goli i Almir Ajzerajt në minutën e 57-të e vendosi sfidën e vështirë për gjilanasit, që luajtën me shumë mungesa. Shelbourne u mposht edhe nga Shkëndija e Tetovës në xhiron e kaluar, 1:0. Shkëndija do të jetë kundërshtarja e radhës evropiane për Dritën. Ndeshja e xhiros së katërt të Ligës së...