Vidhet një shtëpi në Gjirokastër, 37-vjeçari shpallet në kërkim

Vidhet një shtëpi në Gjirokastër, 37-vjeçari shpallet në kërkim

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. K., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases U. L., një shumë parash dhe 1 celular. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.