Moriero shndërron Flamurtarin, italiani: Të shfrytëzojmë ndalesën për t’u rritur ende

Moriero shndërron Flamurtarin, italiani: Të shfrytëzojmë ndalesën për t’u rritur ende

Dora e tij duket. Në pak javë Flamurtari i cili e nisi katastrofikisht sezonin me Karlos Garsia në timon, tani po fiton terren teksa pas fitores së sotme ndaj Bylis 1-0 në Vlorë, kuqezinjtë kanë lënë për herë të parë vendin e fundit. Pas takimit Françesko Moriero u shpreh: “Faleminderit na duhej pak fat sot. Ishte shumë e rëndësishme në këto momente për ne për moralin e ekipit, nuk ishte e lehtë ta filloje pas një humbje, e merituan çunat se bënë një ndeshje të mirë, edhe Bylisi po ashtu, por ne ndoshta kemi bërë diçka më shumë meqënëse fituam. Duhet të fusja Diavara se ishte më i freskët dhe agresiv. Unë tani lojtarët nuk i ndërroj me asnjëri, për mua janë të gjithë të...