Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Seferi “shfryn” në Turqi, realizon dopietë
Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi ishte protagonist në fitoren 5-0 të Bodrumspor ndaj Istanbulspor. Seferi realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses. Fillimisht, Seferi mposhti portierin me një goditje të bukur në fundin e pjesës së parë. Më pas, në pjesën e dytë, ai u tregua i saktë, me një gjuajtje tokazi. Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Shqipëria, për ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë.