Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Unë nuk marr lojtarë që luajnë 10 ndeshje me Realin, por një që…”
Trajneri Silvinjo doli sot në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat me Andorrën dhe Anglinë. Një nga pyetjet më pikante ishte për kriteret që ai vendos kur zgjedh një lojtar. Tema e dytë interesante ishte për Arbnor Mujën. “Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë: nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë. Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e...