Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet vendimtare ndaj Andorrës dhe Anglisë, shpjegoi zgjedhjet e tij. “Po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është Bajrami me 7 gola. Pastaj Asani me 6, Manaj me 4… Përtej kësaj, Bajrami më jep besim...