Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dhimbje në futbollin amerikan: Mbrojtësi i Dallas Cowboys i jep fund jetës
Botën e futbollit amerikan e ka tronditur lajmi i ndarjes së papritur nga jeta i lojtarit të Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland. Mbrojtësi 24-vjeçar i dha fund jetës së tij në Frisco të Texasit, duke lënë pas familjen, të fejuarën Catalina dhe shokët e skuadrës në dhimbje të thellë. Skuadra e Dallas Cowboys përmes një komunikate zyrtare e përshkroi Kneeland si një shok të dashur dhe theksoi se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për familjen e tij. “Me shumë trishtim Dallas Cowboys njofton se Marshawn humbi jetën në mënyrë tragjike,” thuhet në njoftim. Kneeland ishte zgjedhja nr.56 në raundin e dytë të Draftit të 2024 dhe sapo kishte shënuar touchdown-in e tij të parë në NFL në ndeshjen e fundit të Cowboys, të humbur ndaj...