“Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

“Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

Një ngjarje e pazakontë në sportin shqiptar ka tronditur botën e volejbollit. Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, që luan për ekipin e Dinamos në kategorinë e parë të volejbollit për femra, është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas ankesave të dy ekipeve rivale. Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) vendosi gjithashtu ta pezullojë përkohësisht nga aktiviteti sportiv, gjë që, sipas sportistes, e ka lënë të “shkatërruar dhe pa fjalë”. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira për DW. “Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë.” Ferreira tregon se as në vendet...