Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Shkodra ka zot”, Martini shpërthen ndaj Ilir Dajës dhe Tetovës: Janë të trembur!
Edi Martini është rikthyer të flas në konferencë për shtyp, por tekniku shkodran ka befasuar jo pak duke “akuzuar” kolegët e tij, dy trajnerët Daja dhe Tetova për presionin që po i shkaktojnë arbitrave: Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë ti nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që...