Allegri kritikon sulmuesit: S’mund të kemi 6 raste pranë portës dhe të shënojmë vetëm një gol

Allegri kritikon sulmuesit: S’mund të kemi 6 raste pranë portës dhe të shënojmë vetëm një gol

7 Nëntor 2025 13:05 Alfred Lleshi Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Parmën, Allegri foli edhe për rinovimin e Mike Maignan: “Kur je te Milani, të gjithë duhet të punojnë me pasion dhe dëshirë për rezultate, sepse fanella kuqezi duhet merituar. Maignan është një portier i madh, klubi po planifikon të ardhmen e Milanit. Tare dhe Furlani do të vendosin më të mirën për klubin. Ne duhet të fokusohemi tek objektivi final; katër vendet e para. Kjo nuk duhet harruar”. Rreth rëndësisë së ndeshjes para derbit dhe pushimit (kualifikueseve të kombëtareve): “Nuk mendojmë për derbin. Mendojmë për Parmën, sepse vlen tri pikë. Duhet fituar për të shkuar në pushim me qetësi, sepse për derbin nuk mund të jemi të qetë”. Për mbrojtjen: “Thjesht duhet...