MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 33- vjeçari nga Bardhaj, në kërkim për mbi 10 mijë bimë kanabisi…

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 33- vjeçari nga Bardhaj, në kërkim për mbi 10 mijë bimë kanabisi…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: -M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....