Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Sylvinho: Kujdes ndaj Andorrës, luan me zemër dhe nuk dorëzohet kurrë
Pasi shpalli listën me 25 kuqezinj për dy kualifikueset e fundit në grup, ndaj Andorrës dhe Anglisë, trajneri Sylvinho doli para gazetarëve dhe shpjegoi zgjedhjet e tij. “Lista? Po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur. Po mbyllet një edicion kualifikues dhe më pëlqen të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar në ‘play-off’. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë. Pastaj Asani me 6 gola, Manaj me 4. Përtej...