Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Nuk është momenti të marrim lojtarët që luajnë 100% me skuadrat e tyre’, Sylvinho: Me Andorrën e vështirë
Shqipëria është gati për dy finalet e fundit në Kualifikueset e Botërorit 2026, të cilat do të vendosin fatin e kuqezinjve për të shkuar në “play off” ose jo. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci. Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares. “Për pak kohë bëhen 3 vite qëkur kam marrë drejtimin e Kombëtares. Jemi ende në lojë për të shkuar në Play off. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara dhe nuk është momenti ynë për të marrë lojtarët që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk mund të zgjedhim 40 lojtarë. Cili është lojtari dhe golashënuesi më i mirë me Kombëtaren në këto...