‘Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin’, Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero

‘Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin’, Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci. Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares. “Sa më shumë të luajë Medon Berisha, aq më mirë për ne. Më pëlqen shumë si lojtar. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën dhe të ndihmojë Kombëtaren. Ka disa limite me ndryshimet gjatë ndeshjeve, madje edhe në miqësore. Është në një moment të mirë me klubin e tij. Gripshi më pëlqeu me Jordaninë. Është inteligjent dhe ka mundësi për të shënuar. Ai ka 15 ditë që është me pushime. Ne na duhen lojtarë që momentalisht po stërviten. Nuk kam kohë të mendojmë për grumbullimet e tjera, por vetëm...