Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kush ishte Pietro Marubi dhe çfarë trashëgimie e la pas vetes?
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ka publikuar, kohë më parë, një material kushtuar Pietro Marubit. Pietro Marubi (Piacenza, Itali 14. 8.1832 – Shkodër, 22. 5.1903). “Në moshën 22-vjeçare, u përfshi në lëvizje patriotike kundër pushtimit austriak duke luftuar për bashkimin e Italisë. Përfshirja e tij në këto lëvizje si dhe në vrasjen e Dukës së Parmës, Karlit III, e detyruan të ikte nga vendlindja. Udhëtimi i tij filloi në Trieste. Për të vijuar në Korfuz, Zarë, Budva derisa vjen e vendoset përfundimisht në Shkodër më 1858”, shkruan muzeu. Në materialin e institucionit thuhet se meqë kishte studiuar në Institutin Gazzola në Piacenza, vinte me njëfarë përvoje si arkitekt, piktor e skulptor. Ndër veprat e tij në Shkodër përmenden: projekti për Katedralen Katolike në Shkodër (Kisha...