Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, fatura te gjobave që tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës ku kanë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore. Këtë denoncim Braçe e bëri dhe ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit pas raportimit të KLSH-së, duke folur për abuzimet e këtyre drejtorive, kryesisht ndaj bizneseve të vogla. Afro 10 milionë lekë të vjetra është gjobitur biznesi, 825.000 lekë gjobë nga tatimet dhe 150.000 lekë gjobë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë që kushton 229 lekë kilogrami. MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE! 825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE! Kuptoni? GJIZE!...