Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Në lojë faza “play-off” në Botëror, Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit. Në kushte të tillë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë fazës kualifikuese, trajneri i Sylvinho i ka besuar sërish të njëjtin grup, me dy ndryshime të vogla në raport me ndeshjet e tetorit, rikthehet në Kombëtare pas dëmtimit Ardian Ismajli, ndërsa një festë ka siguruar edhe...