Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Amorim: Pësojmë shumë gola edhe kur fitojmë, ky është ngërçi që duhet të zgjidhim
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar problemin kryesor që ende e shqetëson ekipin e tij pavarësisht një përmirësimi në formë javët e fundit. United është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim, por ka mbajtur vetëm një herë portën të paprekur. Kur u pyet nëse mos pësimi i golave ishte problem për ekipin e tij, Amorim tha: “Është një problem, veçanërisht nëse e shihni Ligën sot. Ekipi që fiton të gjitha ndeshjet nuk po vuan, nuk po pranon gola, ndoshta disa gjuajtje në portë”. “Dhe kjo është një gjë e madhe, veçanërisht kur ke lojtarë të talentuar. Nëse mbrohesh mirë, në një rast, mund të shënosh një gol dhe të fitosh një ndeshje. Por mendoj se...