Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në një emision se një zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nga SHBA ka zhvilluar një takim konfidencial me prokurorin Dritan Prençi, i cili heton dosjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas Karamuços, takimi është zhvilluar “kokë më kokë”, pa përkthyes dhe pa persona të tjerë të pranishëm, gjë që tregon, sipas tij, interesin e lartë të SHBA për ecurinë e hetimeve. “Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që ndjekin nga afër jo vetëm këtë dosje, por edhe disa të tjera. Kam informacion se zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për t’u takuar me SPAK. Ka zhvilluar takime në Kuvend, me zotin Dumanin dhe zonjën Xholi, por ka kërkuar një takim kokë më kokë...