Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike, një aktivitet në AQSHF
Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike ishte pjesë e një prezantimi që u bë në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit në kinemanë “Drita”. Prezantimi ishte një mundësi për të mësuar nga afër teknikat e konservimit digjital dhe rëndësinë e digjitalizimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Prezantimi “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në AQSHF” u bë nga specialisti i arkivit Erjon Tusha. Sipas AQSHF, ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë vizuale dhe mënyrat bashkëkohore me të cilat imazhet grafike dhe fotografike marrin jetë të re në format digjital, duke u bërë më të aksesueshme për studiuesit dhe publikun. “Një hap më tej në mbrojtjen e trashëgimisë filmike shqiptare dhe në përpjekjen për ta përcjellë atë te brezat e ardhshëm”,...