Vërshëllyen himin dhe kënduan kore raciste ndaj Shqipërisë, e pëson Serbia

Vërshëllyen himin dhe kënduan kore raciste ndaj Shqipërisë, e pëson Serbia

Raportohet se Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Serbinë për veprimet e tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar më 11 tetor të këtij viti në Leskovc përfunduar 0-1 për kuqezinjtë e Silvinjos. Siç ka njoftuar federata serbe e futbollit, dënimi kap një shifër të majme, prej 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro) dhe vjen për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë ekzekutimit të himnit të Shqipërisë dhe për sjellje diskriminuese në shkallë gjatë ndeshjes. Gjithashtu Federata serbe është dënuar edhe me mbyllje të pjesshme të së paku 25% të kapacitetit të ulëseve për ndeshjen e radhës të Serbisë kundër Letonisë për xhirone fundit të Grupit K. Vazhdo leximin