Xherdan Shaqiri nuk plaket kurrë, shënon dy gola dhe jep asist në Europa League

Xherdan Shaqiri nuk plaket kurrë, shënon dy gola dhe jep asist në Europa League

Xherdan Shaqiri nuk plaket kurrë. Megjithëse në moshën 34-vjeçare, ai vazhdoj të jetë një lojtar kyç në fushën e lojës. Futbollisti shqiptar i ka dhënë fitoren Bazelit mbrëmjen e sotme në Ligën e Europës. Skuadra helvete ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me shifrat 3-1, ku të 3 golat kanë si protagonist pikërisht Shaqirin. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19 dhe të 73-të, ndërsa në minutën e 88 dha asistin për Salahun. Shaqiri ka regjistruat statistika mbresëlënëse që kur është rikthyer te Bazeli. Tashmë ai numëron 60 gola dhe asiste në 58 ndeshje të luajtura me skuadrën zvicerane./Sport Ekspres/