“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me debatet mbi ligjin e barazisë gjinore, duke mohuar kategorikisht se ka fyer ndonjë ambasador dhe duke kërkuar publikisht nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, që të tregojë se cilën direktivë të BE-së mbështet qëndrimin për terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. “Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast,” deklaroi Berisha. Ai shtoi se kërkesa e tij ndaj ambasadorit Gonzato është e qartë: “Cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore? Asnjëra nga direktivat nuk e ka këtë, ato flasin për burrin dhe gruan”. Berisha tha se ekspertë të njohur e kanë konfirmuar mungesën e një reference...