Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

6 Nëntor 2025 19:17 Telesport Reparti që ka shfaqur më shumë probleme te Milan deri tani është padyshim sulmi. Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku nuk e kanë bërë ende sefte për këtë sezon në Serie A dhe deri tani paraqitjet e tyre kanë qenë zhgënjyese. Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit dhe emri i parë në listë është ai i Joaquin Panichelli. Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Ligue 1 me fanellën e Strasbourg, ku ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje. Gara për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se ai është në radarin e disa klubeve të njohura si Chelsea...