Drita dhe Shkëndija në kërkim të suksesit të radhës në CL, formacionet zyrtare

Drita dhe Shkëndija në kërkim të suksesit të radhës në CL, formacionet zyrtare

Drita dhe Shkëndija do të luajnë sonte ndeshjet e radhës në aventurën e tyre të parë në Conference League. “Intelektualët” do të luajnë në transfertë ndaj irlandezëve të Shelbourne. Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis me këtë formacion zyrtar: Maloku; Bejtulai, Pëllumbi, Sheji; Krasniqi, Soumohoro, Broja, Limaj, Ovouka; Dabiqaj, Ajzeraj. Drita ka dy pikë deri tani dhe sot do të provojë të marrë fitoren e parë. Shkëndija po ashtu luan sonte ndeshjen e radhës në këtë kompeticion, ndaj polakëve të Jagiellonia. Kuqezinjtë vijnë pas fitores 1-0 në frymën e fundit pikërisht ndaj irlandezëve të Shelbourne, me të cilët përballet Drita sonte. Shkëndija e nis me këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Saphiu, Zejnullahu, Latifi, Tamba.