Ramadani dominon/ Askush si mesfushori shqiptar në Serinë A

Ramadani dominon/ Askush si mesfushori shqiptar në Serinë A

Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Leçe, duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Di Françesko i cili i ka besuar eksperiencës së tij në mesfushë. Rezultatet po vijnë dhe kjo edhe falë lojës së Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri ekipit duke qenë lojtari i kudondodhur si balancues në radhët e Leçes. Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij në këtë sezon në Serinë A. Ka qenë vetë kampionati italian ai i cili ka publikuar të dhënat deri në përfundim të javës së 10, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton se është ai i cili ka vrapuar më shumë në këtë kampionat. Deri tani Ramadani ka përshkruar 115,9 kilometra, duke kryesuar...