Berisha/ Ambasadori i BE po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore, reagon Marta Kos

Berisha/ Ambasadori i BE po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore, reagon Marta Kos

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në një postim në ”X”, Kos theksoi se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit europian, duke sqaruar se këto parime nuk janë kërkesa personale të përfaqësuesve diplomatikë të BE-së. “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan ajo. Reagimi i saj erdhi pas kritikave që Sali Berisha drejtoi ndaj ambasadorit Gonzato nga Kuvendi, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me...