Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Në hall nga dëmtimet e shumta, Luis Enrique e gjen zgjidhjen te Barcelona
6 Nëntor 2025 18:47 Telesport Një nga problemet e mëdha që PSG ka këtë sezon janë dëmtimet e shumta dhe të njëpasnjëshme. Për këtë arsye klubi parizien mund të bëjë disa afrime në merkaton e janarit. Emri i parë në listën që Luis Enrique iu ka dhënë drejtuesve të klubit është Eric Garcia. Duke qenë se Marquinhos është 31 vjeç dhe braziliani deklaroi para sfidës ndaj Bayern se ende nuk është në 100% e tij, William Pacho dhe Illia Zabarnyi ende nuk janë në formën e tyre më të mirë, ndaj Luis Enrique ka kërkuar transferimin e qëndërmbrojtësit të Barcelonës, gjatë merkatos së janarit. Duke qenë se kontrata aktuale e Eric Garcia me Barcelonën skadon në qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka...