Laimer gati për një kontratë të re

Laimer gati për një kontratë të re

Konrad Laimer po kalon një sezon fenomenal te Bajerni. Austriaku tani është në rrugë për një zgjatje të hershme të kontratës. Sipas “Sport Bild”, kontrata e Konrad Laimer, e vlefshme deri në 2027, pritet të zgjatet para kohe. Si pjesë e kësaj, paga bazë, që pritet të jetë nëntë milionë euro në vit, gjithashtu do të rritet. Raporti shton më tej se bisedimet e para tashmë kanë pasur vend midis zyrtarëve të Bajernit dhe përfaqësuesve të lojtarit. Megjithatë, Laimer ende nuk ka marrë një ofertë me shkrim. Një zgjatje mund të ndodh madje edhe këtë vit. Laimer ndihet shumë mirë në Mynih dhe mund të imagjinojë një të ardhme në Mynih. 28-vjeçari kishte deklaruar së fundmi: “Jam i hapur për gjithçka! Ndihem shumë rehat këtu.”...