4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin

4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin

Që pas ndeshjes së fundit miqësore të Shqipërisë me Jordaninë, Jasir Asani duket i rilindur te Esteghali. Ai mund të quhet si një prej lojtarëve të Kombëtares më produktiv që pas ndeshjeve të fundit të tetorit. Katër gola të realizuar dhe një asist në pesë ndeshjet e fundit tregojnë qartësisht dominimin te Esteghal. Për më tepër në të gjitha rastet, Asani ka luajtur për më shumë sesa 70 minuta, duke marrë ngarkesën e duhur fizike. /Sport Ekspres/