Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mitaj protagonist/ Fiton besimin e Konseisaos
Mario Mitaj është kthyer në protgaonist absolut me skuadrën e Al Itihad. Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij, ku u la shpesh herë në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Konseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike duke marrë edhe vlerësime maksimale në fitoren 3-0. “Flashscore” e ka vlerësuar Mitajn me notën 7.6 duke e konsideruar edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që kundërshtarë me të ishin Rei Manaj me Feta Fetain. Dy lojtarët e Shqipërisë, u aktivizuan në pjesën e dytë, me Manajn që zuri vend...