“Nëntori Festiv” me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

“Nëntori Festiv” me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka prezantuar programin artistik të muajit nëntor, në kuadër të nismës “Nëntori Festiv”, të realizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”. Muaji i festave dhe i identitetit kombëtar do të shënohet me një sërë koncertesh e aktivitetesh që sjellin muzikën, vallen dhe traditën shqiptare në qytete të ndryshme të Kosovës. “Programi Artistik i Nëntorit: 20 nëntor 2025 – Koncert në Qendrën Korrektuese në Lipjan 26 nëntor 2025 – Koncert në Teatrin “Avdush Hasani”, Podujevë 28 nëntor 2025 – Koncert në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë “Festoni Nëntorin në AKKV Shota” Nga 10 deri më 21 nëntor 2025, Ansambli “Shota” do të hapë dyert për shkollat fillore, të mesme dhe institucionet parashkollore, të cilat do...