Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Si lindi letërsia?
(Mikrotregim) Nga Vicente BattistaAntropologët e Universitetit Duke në Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Neandertalët, të cilët banonin në tokë më shumë se 400.000 vjet më parë, zotëronin dhuratën e të folurit. Ky zbulim i ri mund t’i përgjigjet një pyetjeje që, deri më tani, ka mbetur pa përgjigje.Për të gjetur këtë përgjigje, duhet të kthehemi te një fis Neandertal, në një natë të caktuar., ku burrat dhe gratë janë mbledhur rreth zjarrit, duke u ngrohur dhe duke festuar fundin e ditës që shkoi. Atë mëngjes, herët, burrat ishin nisur për të gjetur dhe gjuajtur ushqim. Ndërkohë, gratë kujdeseshin për fëmijët e tyre. Tani që dielli ka perënduar, është koha për të pushuar dhe për të treguar përvojat e ditës. Secili burrë tregon se si e...