Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë të Futbollit në Rio de Janeiro. Emerson Leao dhe Osealdo de Oliveira shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së trajnerëve të huaj në pankinën e “Selecaos”. “Pasi të fitojë Kupën e Botës, le të kthehet një brazilian”, tha Osealdo, ndërsa Ancelotti, i ftuari i nderit, dëgjoi me qetësi komentet kritike. Incidenti surprizoi organizatorët e CBF-së (Federatës), të cilët më pas kërkuan falje publike, duke i cilësuar komentet “të papërshtatshme”. Ngjarja mori jehonë ndërkombëtare, me media italiane dhe argjentinase që e përshkruan si “mungesë respekti” ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian. Sipas CBF-së, Ancelotti reagoi me qetësi dhe pa acarim, duke e konsideruar dialogun me...